Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 08:30

Tiranë – Lirohen 3 anëtarët e Bandës së Cërrikut. Meti Bozi, i cilësuar si organizator i masakrës i dënuar me burgim të përjetshëm nga Krimet e Rënda, rifiton lirinë me vendim të Gjykatës së Apelit, për shkak të mungesës së provave dhe fakteve.

Apeli liroi gjithashtu Llazar Bicjan dhe Skënder Cani, të dënuar përkatësisht me 22 dhe 21 vjet burg. Për të pandehurit e tjerë është lënë në fuqi masa e dënimit dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Arjan Toska dhe Roland Xhepexhiu janë dënuar me burgim të përjetshëm, Alban Toska e Entel Gashi me 22 vjet burg, Tomorr Buzani 22 vjet burg, ndërsa i penduari i drejtësisë Bujar Buzani do të vuajë 8 vite burg.

9 anëtarët e Bandës së Cërrikut akuzohen për ngjarjen e ndodhur më 23 mars të vitit 1997 në Cërrik, ku u sulmuan me antitank 6 punonjës të Gardës së Republikës, si dhe u plagosën 16 efektivë të tjerë të Policisë dhe Gardës. 

MINISTRIA E DREJTËSISË:
Vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e 3 anëtarëve të “Bandës së Cërrikut” ka detyruar Ministrinë e Drejtësisë të nisë një inspektim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. 

Gjykata e Apelit liroi sot Mehmet Bozin, Llazar Bicjan, Skënder Canin, për mungesë provash e faktesh. 9 anëtarët e “Bandës së Cërrikut” akuzohen për masakren e ndodhur më 23 mars të vitit 1997 në Cërrik. (LajmeShqip.com)