Lajme Shqip Monday, 04 June 2012 20:42

Tiranë -Ne seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranes, Ish kreu i Gardes së Republikes, Ndrea Prendi deklaroi se ai dhe grupet e gardisteve qe drejtonte atë dite, kryen vetëm detyrën për mbrojtjen e Kryeministrisë.

Prendi, deklaroi se u qëllua me arme me fisheke luftarake, kur mbaruan ata të manovrës, në ajer në momentin qe sipas tij situata u bë shumë e dhunshme dhe rrezikohej jeta si e gardisteve ashtu edhe e personaliteteve shteterore.

Sipas tij, Prokuroria e paragjykon ate pa prova, duke kërkuar arrestimin e tij që një dite pasi kishte ndodhur ngjarja, si edhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj tij dhe gardisteve të tjerë për ore me rradhe gjatë marrjes ne pyetje.

Si te pandehur në procesin për çështjen e 21 janarit” janë  ish- kreu i Gardes Ndrea Prendi dhe ish -efektivi i saj, Agim Llupo, të  akuzuar për vrasje si dhe ish -shoferi i Prendit, Margarit Kume, i akuzuar për pengim në zbulimin e të vërtetës.

Në protestën e dhunëshme të opozitës në 21 janar 2011 para selisë së Kryeministrisë,  mbeten të vrarë me armë zjarri katër protestues, ndërsa u plagosen disa të tjerë protestues dhe efektivë të policisë dhe Gardës së Republikës. (LajmeShqip.com)