Babai i Playboy-it, Hugh Hefner, 86 vjeçar është rikthyer me një prej dashurive të vjetra të tij, “lepurushen” Crystal Harris, 26 vjeç, plot 60 vjet më e vogël se ai.
Hefner dhe Harris ishin ndarë vitin e shkuar, pesë ditë para ceremonisë së martesës.
Çifti ishte fejuar në dhjetor të vitit 2010 dhe pas dy vjetëve lidhje kishin vendosur të bënin hapin e madh.
Pak ditë më parë ka ardhur vendimi i papritur i Harris për të bërë mbrapsht dhe deklaruar se nuk është çudi që ai dhe lepurushja e tij janë sërish bashkë.
Ndarja u bë publike nga vetë Hefner nëpërmjet rrjetit social “Twitter”, në po të njëjtën mënyrë që ai zgjodhi edhe për të publikuar rilidhjen. Menjëherë pas tij ka qenë edhe vetë Crystal që ka konfirmuar bashkimin me citimin e saj në Twitter.
“Unë jam sërish vajza nr:1 për të. Jemi sërish të lumtur bashkë dhe shpresoj që asnjë të mos ketë keqkuptime”, ka thënë ajo. (LajmeShqip.com)
Monday, 04 June 2012 13:55 
