Lajme Shqip Monday, 04 June 2012 13:20

Tiranë – Kreu i LSI-së Ilir Meta vlerëson takimin e mbrëmshëm mes Ramës dhe Berishës dhe vullnetin e shprehur për të gjetur një zgjidhje konsensuale. “Mendoj se ekzistojnë të gjitha mundësitë që kjo zgjedhje të vijë në raundin e tretë. dhe përqëndrimi i gjithë aktorëve do të jetë më i lartë në ditët që vijnë”.

Meta tha se “mazhoranca ka bërë një kapërcim të madh që duhet vlerësuar duke dalë nga kandidatura politike duke përzgjedhur një figurë tepër bindëse si ajo e Zaganjorit, që përfaqëson standarde të larta për postin e presidentit dhe një figurë që nuk ka asnjë arsye për të mos u pranuar apo kontestuar.”- tha kreu i LSI-së Ilir Meta në një konferencë për shtyp pak pas përfundimit të seancës së raundit të dytë të votimit, e cila dështoi.

Meta deklaroi se kandidatura e Zaganjorit gëzon konsensusin e mazhorancës parlamentare, por dhe të opinionit publik e partnerëve ndërkombëtare prandaj dhe PS nuk ka arsye serioze që PS të mos e votojë siç e ka votuar vite më parë për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. “Kemi një kandidat që është votuar nga PS si anëtar i gjykatës Kushtetuese. Ngërci është psikologjik që ka të bëjë me mënyrën jo perfekte të komunikmit mes mazhorancës dhe opozitës që ka ardhur për arsye të pamjaftueshmërisë së kohës. Mazhroanca mbetet e hapur që opozita të kontribuojë dhe me kandidatë të saj. (LajmeShqip.com)