Lajme Shqip Monday, 04 June 2012 10:53

Tiranë (PLOTESUAR 14:00)- Pas mbylljes sot pa rezultat të raundit të dytë të votimit, sipas rregullores parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thirri konferencën e Kryetarëve për të caktuar datën e zhvillimit të raundit të tretë për zgjedhjen e Kreut të shtetit.

Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, shumica e anëtarëve në konferencë mbështetën propozimin që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës të zhvillohet ditën e premte, më datë 8 qershor. Por, ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data të tjera për zhvillimin e raundit të tretë, ditën e hënë më datë 11 qershor ose ditën e dielë, datë 10 qershor, ora 10:00.

Për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën e ardhshme plenare. Kuvendi konsumoi paraditen e sotme edhe raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, pasi në konkurrim nuk u paraqit asnjë kandidat dhe në këtë mënyrë, sipas ligjit, votimi u konsiderua i kryer. 

E njëjta situatë shoqëroi dhe raundin e parë të 30 majit, i cili u vlerësua i ezauruar, pasi në konkurrimin për garën presidenciale nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar. Më herët maxhoranca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori, e cila u refuzua nga opozita, duke u konsideruar ‘e njëanshme’. (LajmeShqip.com)

***********************************************

Tiranë – Raundi II per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit eshte ezauruar pa votim e pa nje kandidat formal per zhvillimin e votimit.

Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ne nisje te seances plenare qe filloi me 45 minuta vonese ka deklaruar se raundi quhet i ezauruar, nderkohe qe ka njoftuar mbledhjen e Konferences se Kryetareve per te percaktuar raundin III. “Bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise votimi quhet i kryer. Njoftoj mbledhjen e Konferences se Kryetareve pas nje ore per te vendosur daten e raundit te trete te votimit per presidentin e ri te vendit”- ka thene Topalli, duke njoftuar nderprerjen e seances.

Gjithcka erdhi pas nje takimi pa rezultat konkret mes kreut te qeverise, Sali Berisha dhe liderit te socialisteve, Edi Rama. Komisioni i Ligjeve, i mbledhur per raportin qe duhet t’i paraqese Kuvendit perpara seances se votimit ka konstatuar se  ende nuk ka një kandidaturë zyrtare për postin e presidentit.

Per pasoje votimi mbetet te quhet i ezauruar, nderkohe qe sipas rregullores, raundi i tretë zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të dytë. Ne takimin e djeshem Rama perseriti qendrimin e PS-se se nuk mund te jape konsensus per nje kandidature te njeanshme te paraqitur nga maxhoranca si ajo e Xhezair Zaganjorit, nderkohe qe beri me dije se gjate bisedimeve, maxhoranca vazhdon t’i qendroje te njejtes kandidature per kreun e ri te shtetit.

Berisha deklaroi se maxhoranca nderkohe i ka bere terheqjet e veta dhe pret me besim qe edhe opozita ne te mire te procesit te beje terheqjet e saj, madje i ka kerkuar edhe emra konkrete Rames. Ky i fundit ka deklaruar prere se opozita eshte pakice dhe si e tille nuk hyn ne nje gare emrash. (LajmeShqip.com)