Tiranë – Edmond Tullumani ka vendosur t’ia dedikojë ekpozitën e tij të rradhës, 100-vjetorit të Pavarësisë.
Në këtë kuadër, ai do të çelë ditën e nesërme, në Muzeun Historik Kombëtar ekspozitën “Motive Shqiptare”.
Nisur nga fryma e 100-vjetorit të shtetit, Tullumani paraqet në ekspozitën e tij disa cikle me tematikë shqiptare, ai i portretit, kompozimit apo të natyrës së qetë të cilat janë mbështetur në traditën dhe folklorin shqiptar.
Ekspozita përmban rreth 60 punë, të gjitha në vaj, me dimensione të ndryshme. Ky aktivitet vjen pas ekspozitës së tij të parë, në hollin e Pallatit të Kongreseve, “Muzika në pikturë”, çelur vitin e shkuar.
“Motive Shqiptare” do të qëndrojë në MHK deri në 10 qershor. (LajmeShqip.com)
Monday, 04 June 2012 08:30