Shkup – Në ambientet e Institutit për trashigimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve (ish ambasada amerikane) ligjeroi një leksion interaktiv profesori, historiani dhe studiuesi i mirënjohur shqiptar, Skender Hasani.
Kjo ligjeratë është në vazhdën e leksioneve që po i organizon Akademia Diplomatike Shqiptare në kuadër të Shkollës për lidership të Shkupit e që është mbështetur nga komuna e Çairit.
Tema në të cilën ligjeroi Hasani ishte “Çështja shqiptare në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër dhe në Konferencën e Versajës” e cila zgjoi kurreshtjen e studentëve të shkollës për lidership. Ajo që ligeroi profesori Hasani nxiti një debat me studentët të cilët ishin të interesuar për detaje të cilat për ta ishin të panjohura por me shumë interes për studimet e tyre të thelluara. Poashtu patën mundësi që të shohin pjesë të dokumenteve nga studimet e profesorit të cilat i ka në botim e sipër. Ligjerata përfundoi me pyetje dhe përgjigje që zgjoi një debat interaktiv mes studentëve dhe profesorit Hasani.
Shkolla për lidership e Shkupit vazhdon me aktivitete e veta dhe deri më tani në këtë shkollë kanë ligjeruar personalitete të ndryshëm si Blerim Reka, Skender Hyseni, Bajram Kosumi, Arsim Sinani, Besnik Mustafaj, e tjerë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 03 June 2012 23:10