Lajme Shqip Sunday, 03 June 2012 12:45

Tiranë -Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi po zhvillon një takim informal me Kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Takimi, po zhvillohet tek kafja e selisë rozë ndërsa mësohet se në fokus të bisedimeve të jetë procesi për zgjedhjen e Presidentit të Ri të vendit.

Ndërsa  nesër është edhe raundi i dytë i votimit në parlament, kryesocialisti Rama do të zhvillojë mbrëmjen e sotme në kryesinë e Kuvendit takimin e  kërkuar me Kryeministrin Sali Berisha. (LajmeShqip.com)