Athinë – Dy deputetë nga Partia neonaziste greke “Agimi i Artë” janë arrestuar për shkak të sulmeve ndaj emigrantëve, deklarojnë mediat greke.
Mbrëmë në Athinë një grup prej 50 anëtarëve të partisë me motoçikleta ka hyrë në një dyqan në qendër të qytetit dhe kanë sulmuar një të huaj nga Bangladeshi.
Pas sulmit ata kanë ikur, ndërsa policia arrestoi pesë nga sulmuesit. Në kumtesën e “Agimit të Artë” thuhet se mes të arrestuarve është edhe vajza e liderit, Mikos Mihaloljakos – Urania.
Mihaloljakos për disa media greke deklaroi se të hënën do të tentojë të takohet me kryeministrin Panajotis Pikramenos, që të protestojë për shkak asaj që ka ndodhur.
Partia “Agimi i Artë” fitoi shtatë për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 6 majit dhe siguroi 21 mandate deputetesh në parlamentin 300 anëtarësh. (LajmeShqip.com)
Saturday, 02 June 2012 17:00