Lajme Shqip Friday, 01 June 2012 14:00

Shumica e amvisave dinë të skuqin, por ekzistojnë disa sekrete të vogla që asnjëherë nuk duhet t’i harrojnë. Për këtë arsye po ju bëjmë një përmbledhje të këtyre sekreteve:

1- Gjithmonë nxeheni mirë vajin në të cilin do të skuqni. Nëse vaji nuk është i nxehtë aq sa duhet, atëherë ushqimet do të thithin sasi më të mëdha të tij.

2- Lërini ushqimet ta kullojnë mirë vajin e tepërt mbi pecetë thithëse të spërkatur me kripë të trashë. Në këtë mënyrë, ushqimet do të dalin me më pak vaj.

3- Kini kujdes që të mos hidhni sasi të mëdha ushqimi në tiganin ku do të skuqni, sepse në këtë mënyrë ato do të nxjerrin më tepër lëngje, duke e shndërruar skuqjen në zierje.

4- Vaji i ullirit konsiderohet vaji më i shëndetshëm dhe më i mirë për skuqje. Shumica e amvisave nuk e përdorin për shkak të kostos së lartë, por një zgjidhje e mirë është ta përzieni atë me vaj luledielli ose me vaj kikiriku, në masë 1:3.

5- Asnjëherë mos e përdorni të njëjtin vaj më tepër se tri herë.

6- Asnjëherë mos e lini tiganin të pakontrolluar gjatë skuqjes.

7- Skuqja është procesi më i rrezikshëm i gatimit. Mbani gjithnjë afër një kapak, për ta mbuluar tiganin, në rast se merr flakë.