Miliona njerëz janë në rrezik në Britaninë e Madhe për shkak se gjithmonë e më tepër po e tejkalojnë masën me konsumin e paracetamolëve.
Gati çereku i të rriturve nuk i ndjekin rekomandimet e mjekut dhe nuk presin të kalojë të paktën 24 orë nga konsumi i një kokrre paracetamol.
‘Kjo gjë mund të çojë në probleme overdoze dhe dëmtime akute të mëlçisë’- janë shprehur kërkuesit e Universitetit veriperëndimor në Çikago, të cilët e kanë parë si një problem shqetësues këtë fakt.
Pjesa më e madhe e përdoruesve nuk i ndjekin fare instruksionet për përdorimin e këtyre ilaçeve ndërsa pjesa tjetër e personave më të vjetër në moshë e harrojnë fare sesa hape mund të kenë pirë në ditë. Ndërsa mjekët rekomandojnë vetëm një kokërr 500 mg në ditë duket se kjo nuk ndiqet rregullisht dhe shkakton problem. Një ndër pasojat që sjell overdoza e këtyre ilaçeve është problemi me mëlçinë dhe probleme me lëngjet në tru.
Udhëheqësi i kërkimeve Dr Michael Wolf është shprehur se janë marrë në studim rreth 500 pacientë të rritur dhe është dalë në përfundimin se 19% e tyre ishin konsumatorë të përhershëm të paracetamolit të cilët e pinin një hape ditë për ditë.
Por studiuesit testuan nëse këta konsumues mund të vazhdonin rutinën e tyre të ditës nëse nuk e konsumonin një ditë këtë medikament. Dhe ajo që kërkuesit vunë re ishte se gati gjysma e të intervistuarve nuk ja dilnin dot pa këtë qetësues dhe ditën tjetër kishin marrë dyfishin e sasisë që merrnin normalisht.
Friday, 01 June 2012 11:00