Lajme Shqip Friday, 01 June 2012 10:40

Korridoret e errët dhe repartet e zymtë të një spitali të braktisur prej vitesh në Arabinë Saudite kanë tërhequr qindra gjuetarë fantazmash të cilët besojnë se janë të shqetësuar nga xhindët, shpirtra dashakeqës sipas mitologjisë arabe.

Magjepsja makabre e spitalit Irqa, i cili kuroi ushtarë në luftën e vitit 1991, filloi pas thashetheme dhe u përshkallëzua deri në atë pikë sa qindra të rinj hynë në të duke thyer dritare e duke ndezur zjarre.

‘Adoleshentët kanë çuar mesazhe për operacione kundër xhindëve që jetojnë në spital dhe ata thyen e dogjën 60% të tij’- ka raportuar gazeta ‘Okaz’. Tërbimi ishte shtuar kur qeveria kishte lejuar përhapjen e thashetheme. Disa video janë postuar në YouTube ku tregohen të rinj duke kërkuar në dhomat e spitalit për fantazma.

Besimi në xhinde është i sanksionuar në kozmologjinë myslimane, ku përmenden edhe në Kuran. Ndryshe nga traditat perëndimore për fantazmat, xhindet nuk janë shpirtrat e humbur, por qënie të vdekura që i çojnë njerëzit në jetë paralele, të cilat nganjëherë i provokojnë për mënyrën e  të jetuarit mëkatare.