Lajme Shqip Wednesday, 30 May 2012 20:30

Gjenevë – Këshilli i Kombeve të Bashkuara  për të Drejtat e Njeriut të premten do të mbajë seancë të jashtëzakonshme kushtuar masakrës ndaj civilëve në qytetin sirian Hula.

Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet me iniciativë të SHBA-së, Katarit, Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Kjo do të jetë seanca e katërt e Këshillit të KB-së për të Drejtat e Njeriut kushtuar Sirisë, pas shpërthimit të trazirave kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad para më shumë se 14 muajve. Me siguri do të  debatohet për propozimin-rezolutën me të cilën është dënuar masakra  dhe është kërkuar nga autoritetet siriane  të sigurojnë qasje të punëtorëve humanitar dhe hetim të pavarur.

Të premten në Hula janë vrarë 108 njerëz, prej të cilëve 49 fëmijë  dhe 34 gra. Numri më i madh  prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa rreth 20 ishin viktima  të zjarrëve artilerike. (LajmeShqip.com)