Të gjithë e dinë që një dietë me shumë yndyrna, sheqer dhe ushqime ndikon në dhjamosjen e trupit. Megjithatë, sipas një studimi të ri, përveçse na shëndosh, një mënyrë e tillë të ngrëni na fut edhe në depresion.
Autorët e një studimi në Universitetin e Kolumbias në SHBA zbuluan se nuk është vetëm shtimi në peshë ai që ndikon në pakënaqësi, por edhe vetë ajo që konsumojmë.
Drew Ramsey, një psikiatër në universitet dhe një autor i disa veprave për shëndetin, Tyler Graham, pretendojnë se të hash gjënë e duhur është “thelbësore” për një shëndet të duhur mendor.
Studimet tregojnë se njerëzit në depresion dhe ata obesë janë dyfishuar në dekadën e fundit në SHBA, ku sipas tyre përgjegjës për këtë mund të jetë dieta e varfër amerikane.
Gjithashtu, sipas tyre, një dietë dobësimi që eliminon kaloritë dhe yndyrnat e tepërta është e destinuar të dështojë, nëse nuk shtohen përbërës si magnesium, vitamin B12 apo produkte të tjera, në gjendje që të përmirësojnë humorin.
Duke qenë se marrja e produkteve të tillë mund të ketë efekte anësorë, një dietë me të vërtetë e efektshme do të ishte ajo që do të përfshinte mishin dhe disa yndyrna, duke kufizuar kaloritë.
”Përqëndrimi në një dietë pa kalori, dështon shumë shpejt tek shumica e njerëzve. Dietat më rezultative janë ato që përfshijnë vaj ulli, drithëra, perime dhe mbi të gjitha mish”.
Wednesday, 30 May 2012 13:10 