Këto imazhe befasuese mund të provojnë se si një pije frutash e prodhuar nga NASA për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi rinovon lëkurën.
Një studim novator ka treguar se shpikja e njohur si AS10 në mënyrë drastike zvogëlon rrudhat, njollat apo dëmtimet nga dielli pas katër muajsh trajtim.
Fotografitë Visia, që zbulojnë gjendjen e lëkurës nën sipërfaqe pasi është konsumuar pija, iu morën 180 pjesëmarrësve në fillim të rrezatimit dhe përsëri pas katër muajsh që u pinë dy gllënka AS10 në ditë. Dhe u vu re se njollat UV janë ulur më 30% dhe rrudhat më 17%.
AS10 u zhvillua si një shtesë ushqyese për astronautët për t’i mbrojtur ato nga efektet e dëmshme të niveleve të larta të rrezatimit jashtë atmosferës së tokës. Pija përmban një përzierje të frutave duke përfshirë ato nga familja braziliane dhe nga ajo e kakaos, acai, acerola, dardhë që ofrojnë vitaminat dhe përbërjet e phytochemicals e njohur për të bllokuar efektet e dëmshme të rrezatimit. Përbërës të tjerë janë rrushi, çaji jeshil dhe perimet.
Kostoja e një shisheje të këtij lëngu është 30 dollarë për 750 ml dhe kostoja për katër muaj shkon mbi 300 dollarë. Studiuesit mendojnë se lëngu i frutave po të përdoret në dimër efektet mund të jenë më të mëdha pasi edhe rrezatimi është më i ulët.
Monday, 28 May 2012 13:15