Për çdo kënd është mjaft e rëndësishme që të ketë parasysh disa këshilla pas çdo vakti të ushqyeri.
Mos ecni. Ecja pengon në tretjen e ushqimeve.
Mos flini. Gjithashtu pengon në tretjen e ushqimeve.
Mos bëni banjë. Kjo bën që gjaku të qarkullojë më shumë nëpër duar, këmbë dhe trup, se sa në stomak. Dobëson sistemin tretës.
Mos hani fruta. Kjo shkakton fryrje të stomakut. Frutat është mirë të hahen para buke, sepse kjo ndikon për mirë në tretjen e tyre.
Mos pini çaj. Gjethet e çajit përmbajnë acid që ndikon negativisht për tretjen e proteinave (megjithëse këtu varet çfarë çaji përdorni, kjo këshillë më shumë është për të ashtuquajturin çajin kinez).
Mos e lironi rripin. Mund të shkaktoj bllokim apo ngatërrim të zorrëve.
Mos pini cigare. Megjithëse më e mira është që të mos pini fare cigare, të paktën mos e bëni këtë menjëherë pas buke pasi një cigare pas buke ka dëmin e dhjetë cigareve të pira më vonë.
Monday, 28 May 2012 12:30 