Eva Mendes ishte protagonistja e kopertinës së revistës britanike ‘Marie Claire’ të këtij muaji duke treguar se është në formë të jashtëzakonshme edhe pse shumë pranë moshës 40-vjeçare.
Në setin fotografik aktorja latine tregon linjat e saj në poza të ndryshme.
Në intervistë, 38 vjeçarja e përshkroi punën me të dashurin e saj si një “ëndërr”. Çifti është njohur në sheshxhirimin e filmit ‘The Place Beyond The Pines’ vitin e kaluar.
“Ai është kolegu i ëndrrave. Kurrë më parë nuk jam ndjerë kaq mirë në një sheshxhirim”, deklaron protagonistja e filmit ‘Hitch’.
Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë të lidhur që nga muaji shtator.
Aktorja foli edhe për rëndësinë e pamjes së jashtme: “Nuk ka rëndësi se çfarë pamje ke. Të gjithë duhet të punojnë për paraqitjen, por i them të gjitha vajzave se nëse ka diçka që nuk e pëlqejnë tek vetja, kur të piqen do e pëlqejnë. Kështu më ka ndodhur mua me trupin tim. Defektet janë ato që të zbukurojnë, por që i urrejmë kur jemi 15 vjeç.”
Monday, 28 May 2012 11:05 
