Lajme Shqip Sunday, 27 May 2012 16:00

Mali – Dy grupet kryengritëse që kanë pushtuar pjesën veriore të Malit, dy muaj më parë, kanë rënë dakord që të bashkohen dhe ta shndërrojnë territorin e tyre në shtet të pavarur islamik.

Zëdhënësit e tyre kanë thënë se grupi Tuareg, MNLA dhe ai Ansar Dine, kanë nënshkruar marrëveshjen në qytetin Gao.

Të dy këto grupe kanë pushtuar veriun e Malit, një zonë e madhësisë së Francës, në fund të muajit mars.

Fillimisht, grupi i parë ka kundërshtuar përpjekjet e Ansar Dines për vendosjen e Ligjit të Sheriatit në zonën e pushtuar.

Mbi 300 mijë njerëz thuhet të jenë larguar nga zona, që nga pushtimi i saj nga kryengritësit. (LajmeShqip.com)