Doktorët italianë kanë shpëtuar jetën e një djali 16 muajsh duke i transplantuar zemrën më të vogël artificiale për të mbajtur gjallë të miturin.,derisa një donator të gjendet për një transplant natyral.
Mjekët thanë se operacioni ishte bërë muajin e kaluar por është bërë publik vetëm këtë javë. Bebi, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar është mbajtur 13 ditë gjallë para transplantit dhe tani është më mirë.
Fëmija vuante nga një sëmundje zemre që dëmton muskujt e zemrës që e bëjnë këtë të fundit gradualisht të dobët derisa ndalon aftësinë e saj për të pompuar gjak në mënyrë efektive. Pompa e vogël është vetëm 11 gramë dhe mund të qarkullojë 1.5 litra gjak në minutë. Ndërsa një zemër artificiale për të rritur peshon 900 gramë. Mjekët shtuan se pajisja ishte testuar më parë vetëm në kafshë.
Sunday, 27 May 2012 10:00