Prishtinë- Sylejman Selimi, ambasadori i parë i dekretuar në raundin e fundit të përzgjedhjes së stafit diplomatik kosovar, s’ka mundur t’u bashkëngjitej këtë muaj kolegëve të tij për vizitë përtej Atlantikut, për të marrë mësime nga njerëz që shërbejnë në institucionet më të rëndësishme vendimmarrëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 
Ambasada amerikane nuk i ka lëshuar vizë për të udhëtuar.
Selimi deklaroi për median kosovare se procedura për dhënie të vizës do të zgjaste për të, për shkak të së kaluarës së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, edhe nuk u është bashkëngjitur ambasadorëve të tjerë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 26 May 2012 12:15