Lajme Shqip Saturday, 26 May 2012 10:06

Prishtinë – Kryenegociatorja Edita Tahri nuk do të udhëheqë më delegacionin e Kosovës në bisedimet më Serbinë. Fundi i takimeve në kuadër të dialogut teknik do të shënojë edhe fundin e përfaqësimit të Kosovës në një dialog nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

Burime nga media kosovare kanë shpjeguar se kryeministri Thaçi ka ndërmend tre emra të stafit të tij, si përfaqësues të mundshëm të Kosovës në dialogun për veriun, që pritet të nisë në shtator. Këshilltari i kryeministrit Bekim Çollaku, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku ose ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, janë tre emrat e përfolur si udhëheqës të dialogut të ri me qytetarët serbë në veri të Kosovës, ku pritet që pas një kohe palë të jetë edhe Beogradi.

Më parë është konsideruar edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi si një nga njerëzit që mund ta udhëheqë këtë dialog, ka bërë të ditur për gazetën një zyrtar i lartë qeveritar. (LajmeShqip.com)