Megjithëse u përfol shumë kohëve të fundit për peshën e saj trupore, Aishwarya Rai Bachchan vazhdon të jetë gruaja më e bukur në botë, pavarësisht peshës që mori mbas lindjes së vajzës së saj nëntorin e kaluar.
E martuar me Abhishek Bachchan, i biri i një prej yjeve më të njohur të Indisë, 38 vjeçarja duket se i ka marrë seriozisht kritikat e mediave për ‘shëndetin e saj jo normal’ pasi në festivalin e Kanës është paraqitur më e dobësuar dhe më në formë.
Ish Miss Bota ka pozuar për fotografët me veshjen e saj tradicionale të sarit, i gjithi i qëndisur me ar, me flokë të mbledhur dhe me një tualet të lehtë që e tregonte të bukur si dikur.
Friday, 25 May 2012 14:30 