Lajme Shqip Thursday, 24 May 2012 14:30

“Nëse do të isha amerikane do të votoja për presidentin amerikan, Obama”, theksoi vajza e presidentit kubanez, Raul Castro duke vlerësuar mbështetjen e tij për martesat homoseksuale dhe lehtësimin e kufizimeve të udhëtimeve të kubanezëve drejt SHBA-së.

Mariela Castro, seksologe që dallohet prej më shumë se 10 vjetësh nga lufta e pareshtur për të drejtat e homoseksualëve në Kubë, e persekutuar për një kohë të gjatë nga regjimi i xhaxhait të saj Fidel, mbërriti këtë javë në San Francisko për të marrë pjesë në një konferencë mbi homoseksualët në Amerikën Latine.