Të gjithë përdoruesit e rrjetit shoqëror “Facebook” janë të paralajmëruar për një virus të ri kompjuterik që përhapet midis ikonës së chat-it.
Virusi mbërrin si një mesazh nga një prej miqve në rrjet, i cili dërgon një link që në dukje është i padëmshëm.
Hapja e linkut e bën virusin, të quajtur “Steckt.Evl” nga zbuluesi “Trend Micro”, të shkarkohet automatikisht në kompjuterin e përdoruesit.
Ashtu si shumë viruse të tjera në internet, gjëja e parë që bën ky aplikacion është të ç’instalojë programet që shërbejnë për të penguar virusin.
Pasi nxjerr nga loja antiviruset, “Steckt.Evl” shkarkon më tej disa të dhëna të tjera që e bëjnë atë edhe më të dëmshëm për kompjuterin, duke dëmtuar vetë sistemin. (PCWorld Albanian)
Wednesday, 23 May 2012 16:38 
