Lajme Shqip Thursday, 24 May 2012 07:00

Prishtinë- Iniciativa “Let’s do it”, tashmë ka filluar të shfaqë dokumentarin “Ta pastrojmë Kosovën” në regji të Fatmir Spahiut dhe të përkrahur nga Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit.

Përmes këtë dokumentar, pasqyrohet gjendja jo e mirë e ambientit në Kosovë.  Ilir Morina, kryeshef i  agjensionit për mbrojtejn e mjedisit, thotë se ambienti i Kosovës është në gjendje mjaft të keqe.  “Përkundër përpjekjeve në legjislacion prap se prap gjendja mbetet mjaft e keqe dhe dëshmpruese”

Të gjithë, bëjnë thirrje për një aksion të pastrimit i cili do ta përmirësonte situatën. Ekzona Mehmetaj nga kjo iniciativë, flet për aksionin që do të zhvillohet sot për pastrimin e të gjitha qyteteve të Kosovës. 

 “Sot ne mendojmë që të kemi ditën më të madhe të pastrimit për vendin tonë. Ne presim nga qytetarët që të dalin dhe të pastrojnë vendet e tyre. Gjithsesi jo vetëm unë por të gjithë kordinatorët tonë nëpër 31 komuna por edhe vullnetarët që ne mendojmë të kemi rreth 50 mijë përfshirë  edhe nxënësësit e shkollave nesër do të jenë në aksion”

Pjesë e Prohjektit për pastrim do të jetë edhe Komuna e Prishtinës. Agim Gashi udhëheqes i drejtoratit për shërbime publike, tha se qytetarët do të mbeshteten nga komuna me të gjitha mjetet e nevojshme për pastrim. Fton qytetarët që në orën dhjetë të dalin dhe t’i bashkohen aksionit për pastrimin e ambientit. (LajmeShqip.com)