Përfshirja kroatëve si komunitet kushtetues pritet të bëhet në bazë të ndryshimeve që i janë bërë së fundi Ligjit për të drejtat e komuniteteve, ka njoftuar Arbër Vllahiu nga Presidenca.
Sipas tij, përveç kroatëve, në Kushtetutë do të përfshihet edhe komuniteti malazez. Ndërsa, kryetari i Komisionit për ndryshime kushtetuese, Arsim Bajrami i ka thënë gazetës “Tribuna Shqiptare” se deri tash ka pasur vetëm deklarata politike, pasi që ende zyrtarisht nuk ka pasur një kërkesë të tillë.
Flamuri i Kosovës ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu. Yjet zyrtarisht nënkuptojnë gjashtë grupimet kryesore etnike në Kosovë: shqiptarët me mbi 92 për qind, serbët, turqit, goranët, romët (shpesh të grupuar me ashkalinjtë dhe egjiptianët) dhe boshnjakët.
Jo zyrtarisht, yjet thuhet se nënkuptojnë territoret ku ka popullsi autoktone shqiptare: Shqipëria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia(K.N)
Tuesday, 22 May 2012 15:40