Lajme Shqip Monday, 21 May 2012 23:12

Prishtinë -Fitorja e Tomisllav Nikolliçit, nga Partia Përparimtare Serbe për president të Serbisë, vlerësohet se nuk do të ndryshojë shumë politikën e këtij vendi në raport me Kosovën.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga kërkoi sot nga presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, ta gjejë guximin dhe të ndërmarrë hapa për të vendosur marrëdhënie të mira dhe paqësore me Kosovën. Ne jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane që kemi pasur një të kaluar të rëndë, por që shpresojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë, thuhet në deklaratën e presidencës së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi nuk pret ndryshim të politikës serbe karshi Kosovës. “Jemi të bindur se gjatë gjithë këtyre viteve në serbi ka pasur ndyrshime të subjekteve politike, ka pasur ndryshime edhe në përsonalitetet e atij vendi por nuk ka ndyshuar politikat serbe karshi Kosovës. Sa i përketë se si do të reflektojë kjo cështje në Kosovë, mendoj se ne në Kosovë duhet të merremi me detyrat tona dhe përgjegjësitë tona që na i jep kushtetuta e vendit për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve tanë”, tha Krasniqi

Qeveria e Kosovës vlerëson se zgjedhja e  Tomisllav Nikoliçit si president i Serbisë nuk ndërlidhet me fatin e Kosovës. Edhe kreu i LDK-së Isa  Mustafa kur foli sot për zgjedhjne Nikoliqit president io Serbisë. Ai vlerësoi si shpresëdhënëse deklaratën e Nikoliçit, se Serbia do të vazhdojë rrugën drejt integrimi në BE. (LajmeShqip.com)