Lajme Shqip Monday, 21 May 2012 16:20

Çikago – Një çift në Çikago kishte planifikuar martesën e ëndrrave. Tim dhe Beth Alberts janë nisur drejt qendrës së qytetit për në kishë, mirëpo në dasmën e tyre kanë ardhur mysafirë të paftuar – mijëra protestues.

Demonstrues të shumtë e kanë vërshuar Çikagon, ku po mbahet samiti i NATO-s, me slogane kundër Aleancës, por aktiviteti i tyre ka shkatërruar ëndrrën e çiftit. Nusja është habitur me numrin e njerëzve që kalonin pranë, ndërkohë që “fotografitë e dasmës” i ka parë e gjithë bota. (LajmeShqip.com)