Vetëm pak ditë pasi e shoqja e Nick Stahl kishte shpallur zhdukjen e tij, ka ardhur sinjali i parë nga vetë aktori që duket se për momentin dëshiron të qëndrojë i arratisur.
Pasi kishte humbur kontaktet me bashkëshorten që në datën 9 maj, ai ka njoftuar se ka nevojë për të qëndruar vetëm për të sulmuar demonët e tij.
Aktori i cili prej disa kohësh vuante nga problemet me narkotikët, u ka bërë e-mail edhe disa prej miqve të tij për t’i siguruar që ishte mirë.
Por policia e Los Angelos raporton se ai nuk rezulton i paraqitur në asnjë klinikë rehabilitimi, gjë që nuk e bën të sigurtë shëndetin dhe fatin e tij. (LajmeShqip.com)
Monday, 21 May 2012 12:30 