Lajme Shqip Sunday, 20 May 2012 14:21

Kumanovë – Në Teatrin Shqiptar të Kumanovës sonte shfaqet para publikut kumanovaras, premiera e shfaqjes “Mirandolina”, e autorit Carlo Gol Doni, me regji të Kushtrim Bekteshit. 

Në këtë shfaqje do të jenë kryesisht aktorët kumanovarë: Vjollca Bekteshi – Hamiti në rolin e Mirandolinës, Musa Isufi, Sefedin Shabani, Shkëlqim Islami, Qazmendi Nuredini, Enver Halimi,Mirsad Abazi, Aida Alidemi, Aida Elezi, etj.

Aktori kumanovar, Musa Isufi deklaroi se kjo shfaqje është një ngjarje historike për shqiptarët dhe Kumanovën, ku për herë të parë hapet sipari i një shfaqje teatrore profesionale.

Hapja solemne me këtë shfaqje të Dramës shqipe në Kumanovë ka marrë mbështetjen e shumë qytetarëve dhe është paralajmëruar prania masive e kumanovarëve.(LajmeShqip.com)