Gostivar – Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme, gjatë një operacioni të gjerë në rajonin e Pollogut, në Gostivar dhe rrethina, ka ndaluar dhjetëra shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në Maqedoni. 
Mësohet se janë ndaluar rreth 30 shtetas shqiptarë në Gostivar, Çegran dhe Vrapçishtë, të cilët po qëndronin dhe punonin pa leje qëndrimi dhe leje pune. Mes tyre ka pasur shtetas shqiptarë edhe pa dokumente personale.
MPB bëri të ditur se të gjithë shtetasit e ndaluar janë mbajtur në stacione policore dhe në biseda informative, ku është zbuluar se ata po qëndronin në Maqedoni për qëllime ekonomike dhe punë.
Javën e kaluar në një operacion tjetër gjithashtu u zbuluan dhjetëra shtetas shqiptarë, të cilët u depërtuan drejt shtetit shqiptar. Ata janë kryesisht nga zonat verilindore të Shqipërisë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 20 May 2012 07:30