Lajme Shqip Saturday, 19 May 2012 11:00

Diamanti Beau Sancy i vendosur nga Maria de Medici kur u kurorëzua mbretëreshë e Francës në vitin 1610 është shitur në ankand për 7.6 milionë euro.

Shtëpia e ankandeve Sotheby në Gjenevë ka bërë të ditur se blerësi është një koleksionist anonim.

Diamanti historik 34.98 karat kishte bërë pjesë në të kaluarën në koleksionet familjare të familjeve mbretërore në Francë, Angli, Prusi dhe Hollandë.

Ai ishte shitur nga paraardhësit e familjes mbretërore prusiane, një tjetër objekt historik kurora Murat Tiara është shitur për 3.87 milionë dollarë.