Lajme Shqip Friday, 18 May 2012 15:20

Prishtinë – “Shqetësimet e Odës Amerikane por edhe të komunitetit të biznesit në përgjithësi konsistojnë në mënyrën e vlerësimit të ofertave tenderuese, të bazuar kryesisht në kriterin e çmimit më të ulët, pavarësisht faktit se Ligji i Prokurimit Publik parasheh edhe dhënien e tenderëve për operatorët ekonomikisht më të favorshëm”, thuhet në komunikatë.

“Oda Amerikane dëshiron të theksojë se shkeljet në prokurimin publik, përmes favorizimit të operatorëve të caktuar ekonomikë, jo vetëm që paraqesin shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik, por ato gjithashtu cenojnë edhe Kushtetutën e vendit e cila i obligon institucionet që të sigurojnë një mjedis të favorshëm ligjor për ekonominë e tregut dhe lirinë e aktivitetit ekonomik, si dhe të drejta ligjore të barabarta për të gjithë investitorët dhe të gjitha ndërmarrjet vendore dhe të jashtme”.

“Prandaj, ajo u bënë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që janë përgjegjëse për implementimin e ligjit në fjalë dhe organeve të prokurimit publik që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për shmangien e praktikave të tilla në të ardhmen të cilat vështirësojnë edhe më tej konkurrencën e lirë dhe mjedisin tashmë të vështirë për të bërë biznes në vend, vlerëson përmes një njoftimi Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. (LajmeShqip.com)