Lajme Shqip Friday, 18 May 2012 14:33

Beograd – Qytetarët serbë në vend dhe shtetet e huaja të dielën, më 20 maj do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për shef të ri të shtetit.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale marrin pjesë kandidati i koalicionit “Zgjedhje për jetë më të mirë” Boris Tadiç, i cili në raundin e parë fitoi 25,31 për qind të votave dhe kandidati i koalicionit “Ta lëvizim Serbinë” Tomisllav Nikoliç, i cili fitoi mbështetje prej 25,05 për qind të votave.

Gjithsej 6.770.013 votues do të prononcohen në 8.390 vendvotime në vend dhe vendet e huaja, të cilat do të hapen prej orës shtatë deri në orën 20, ndërsa të parat do të hapen vendvotimet në SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe. Për votimin në vendet e huaja, si edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 6 majit, do të hapen 38 vendvotime në 22 vende.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të zbatohet edhe në territorin e Kosovës, në 90 vendvotime, ndërsa votat do të numërohen në Rashkë dhe Vranjë. Shef i ri i shtetit do të jetë kandidati i cili në zgjedhjet të së dielës, më 20 maj, në raundin e dytë do të fitojë më shumë vota, ndërsa mandati i tij do të zgjasë 5 vite.

Komisioni republikan i zgjedhjeve duhet në afat prej 96 orëve pas mbylljes së vendvotimeve t’i konfirmojë dhe publikojë rezultatet nga zgjedhjet në “Gazetën zyrtare”. (LajmeShqip.com)