Lajme Shqip Thursday, 17 May 2012 20:55

Tiranë – Kuvendi miratoi të enjten me 68 votat e deputetëve të maxhorancës pr/ligjin që lidhet me çështjet e pronësisë së tokës bujqësore. Opozita abstenoi, ndërsa tre deputetë votuan kundër.

Fatmir Mediu ka votuar kundër ligjit të ‘Kalimit në pronësi i titujve për tokat e ndërmarrjeve ish- Bujqësore. Në sallën e Kuvendit, duke e vlerësuar nismën si antikushtetuese, Mediu tha se kjo dhe nuk zgjidh cështjen e pronave.

Diskutimi i sotëm u shoqërua me debate pozitë-opozitë, ku kjo e fundit u shpreh kundër, duke akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë e sidomos për atë që e cilësoi grabitje të pronës në zonat bregdetare në jug të vendit. 

Projekligjin e kundështoi edhe Brace nga socialistët, duke e vlerësuar si ligj klientelist. Por ministri i bujqësisë Genc Ruli , i hodhi poshtë pretendimet duke thënë se nuk do ketë pronarë të rinj.

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi me 71 vota dhe projekt/rezolutën “Për veprimtarinë e Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2011”. (LajmeSh