Ajo mban titullin e Miss Botës 1994 dhe është një aktore e famshme e Bollivudit, e martuar me djalin e një prej yjeve më të dashur për publikun indian, Amitabh Bachnanit. Aishwarya Rai Bachchan e ka ngritur karrierën e saj me filmin hollivudian “Bride and Prejudice” dhe Julia Roberts e ka cilësuar atë si gruan më të bukur në botë.
Falë famës Aishwarya Rai Bachchan është bërë një nga femrat më të admiruara dhe më të nderuara në Indi. Por fama ka edhe koston e saj!
Që nga lindja e vajzës së saj nëntorin e kaluar, ajo duket se nuk e ka me nxitim të bjerë në peshë. E ndërsa fansat thonë se ajo duhet të jetë sërish në formë, aktorja dhe modelja e ka mbrojtur zgjedhjen e saj duke thënë se është duke shijuar mëmësinë.
Por kritikët janë treguar të ashpër duke thënë se ajo ka detyrim ndaj fansave, për t’iu rikthyer sa më parë linjave të saj të parashtatzënisë. Për këtë, në kritikat e tyre mediatike, janë marrë shembull Victoria Beckham dhe Angeline Jolie.
Por jo të gjithë kanë ndarë të njëjtin mendim, pasi ka pasur edhe të tjerë që e kanë përgëzuar për faktin se i ka kushtuar më tepër rëndësi kujdesit ndaj vogëlushes sesa dietave për të fituar linjat e saj trupore.
Zhurma e madhe që është krijuar ndaj këtij fakti, ka rritur më shumë kureshtjen se si do të duket bukuroshja javën e ardhshme gjatë parakalimit në Kanë.
Thursday, 17 May 2012 12:30 