Lajme Shqip Wednesday, 16 May 2012 17:30

Deklaratat nuk kanë munguar nga bukuroshja e ekranit Michelle Hunziker kur është pyetur për raportin e saj me partnerin Tomaso Trussardi, por lumturisë së rrëfyer i shtohet edhe ajo e shfaqur në publik, këtë herë në një shfaqje zyrtare të tyre.

Michelle Hunziker, një shougirl tepër e suksesshme në Evropë, ka qenë e pranishme në një ceremoni jo të zakontë në Hamburg, për të tërhequr një çmim mbi “kënaqësinë e të jetuarit”.

Për të parën herë, ata janë shfaqur zyrtarisht si një çift dhe për të parën herë kanë shkëmbyer puthje zyrtare për t’i treguar publikut se kjo është vërtetë kënaqësia e të jetuarit dhe ky është raporti i tyre i mbushur me shumë dashuri.

Ata kanë parakaluar në tapetin e kuq të kapur për dore, me buzëqeshje të stampuar në fytyrë, por krejt e natyrshme. Me imazh perfekt, Michelle ka treguar se gjithçka ka rrëfyer në intervista për raportin e saj të lumtur me partnerin aktual, nuk është veçse një e vërtetë e madhe dhe se mes tyre ka shumë pasion.