Një 5-vjeçare australiane, e cila ka fituar tashmë mbi 100 mijë dollarë nga pikturat e saj, është cilësuar si artistja më re në botë.
Aelita Andre ka filluar të pikturojë që kur ishte 2 vjeç dhe ka hapur ekspozita pikture në Australi dhe Amerikë.
Pikturat e saj më të lira janë shitur për më shumë se 3 mijë euro secila, para që janë vënë në një fond të besuar.
Nëna e saj, me origjinë ruse Nikka Kalashnikova e kuptoi që herët talentin e Aelitës dhe e përkrahu pasi kuptoi se kompozimi, ngjyrat dhe përqendrimi i vajzës ishin të dallueshme nga fëmijët e tjerë.
‘Zakonisht fëmijët vizatojnë për disa minuta por Aelita rrinte me orë të tëra e përqendruar duke pikturuar’- tha nëna e vogëlushes. Shtëpia periferike e familjes së Aelitës në Melbourne është e mbushur me ngjyra, piktura dhe Aelita e vogël ka edhe një studio të saj.
Kritiku i artit, Robert Nelson thotë se pikturat kanë disa merita dhe se vajza duhet përkrahur për të ardhmen e saj që padyshim do të jetë shumë e suksesshme.
Wednesday, 16 May 2012 10:23