U mendua se do të ishte thjesht një falënderim për fitimin e kampionatit të futbollit në SHBA, por vizita e David Beckham në Shtëpinë e Bardhë u kthye në një komedi të papritur nga presidenti Barack Obama.
Presidenti i SHBA-ve filloi të vërë në lojë Beckhamin duke i thënë se në moshën 37-vjeçare gjysma e shokëve të ekipit mund të kishin qënë fëmijët e tij.
Obama e ngacmoi yllin e futbollit edhe në lidhje me karrierën e tij si model.
Për të shkaktuar të qeshura Obama tha: “Ai është mjaft i ashpër. Kjo është një gjë e rrallë se si një njeri që mund të jetë kaq i ashpër në fushën e lojës të ketë gjithashtu edhe linjën e vet të të brendshmeve”.
Beckham dhe ekipi i tij LA Galaxy ishin të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë për të marrë urimet për fitimin e kampionatin Major League Soccer këtë sezon.
Obama u afrua për një foto me ekipin duke qëndruar në krah të Beckham ndërsa mbante një fanellë të ekipit me emrin e tij mbi të.
Wednesday, 16 May 2012 08:10