Paris – Në fjalimin inaugurues presidenti i ri francez Fransoa Olland premtoi se do ta “ngrente drejtësinë në Francë, dhe do të hapë rrugë të re për Evropën si dhe do të kontribuojë në paqen në botë”, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Parisi.
“Dallimet tona nuk duhet të shndërrohen në ndarje, dallimi ynë në ndarje”, theksoi Fransoa Olland menjëherë pas shpalljes për president të Francës. Sipas tij Franca ka nevojë për “qetësim, pajtim dhe bashkim”.
“Roli i presidentit është të kontribuojë së bashku të jetojnë të gjithë francezët pa marrë parasysh dallimet” tha Olland.
Sipas Ollandit, Evropa ka nevojë për projekte, zhvillim dhe solidaritet, dhe në këtë kontekst ai partnerëve të tij evropian do t’u ofrojë një pako të re për uljen e deficitit dhe simulimin e nevojshëm të ekonomisë si dhe për shkak të nevojës të mbrohet kontinenti evropian.
Pasi e theksoi vendin e Francës në Evropë dhe në botë, presidenti i ri francez i përshëndeti paraardhësit e tij nga republika e pestë franceze: Sharl de Gol, Zhorzh Pompidu, Valeri Çiskar d’Esten, Fransoa Miteran për të cilin ka “mendim të veçantë”, Zhak Shirak dhe në fund Nikolla Sarkozi, të cilit i dëshiron “dëshira më të bukura për jetën e re e cila hapet para tij”.
Në fund të fjalimit të tij inaugurues, Fransoa Olland tha se dëshiron t’i shërbejë një “kauze të madhe, bashkimin”, duke përfunduar se “shpresa duhet të jetë rruga tij e cila do ta udhëheq” në punë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 15 May 2012 19:02