Lajme Shqip Tuesday, 15 May 2012 16:23

Tiranë – Edhe pse nuk ka shifra të sakta për përqindjen e alkoolpirjes, mendohet se rreth 30-40 % e popullsisë kanë raport me alkoolin. Ndërkohë, shefi i Klinikës së Vartësisë nga Alkooli në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Shpëtim Doksani, thotë se sa i takon vartësisë nga alkooli, ky është një problem në rritje i shëndetit publik, ndaj të cilit duhet kushtuar më shumë vëmendje.
 
Sa i takon abuzimit me alkoolin (personat që kanë krijuar vartësi, qoftë fizike, qoftë psikologjike nga alkooli), aktualisht mendohet të jetë rreth 4-5 % e popullsisë, që është shifër e lartë. “Kjo pjesë vuan vartësinë alkoolike dhe konsiderohet epidemi, është problem i shëndeti publik dhe duhet ndërhyrë”, shton ai. Grupmosha më e prekur është 30-55 vjeç, prindër, dhe të cilët kanë zhvilluar vartësinë alkoolike.

Doksani thotë se mënyra e trajtimit në klinikë është me metodologjinë kombinative, por e rëndësishme është pikërisht të evidentohen problemet që janë sociale, të shëndetit mendor, por edhe fizike. “Nëse ne evidentojmë këto probleme madhore në tre linja (sociale, të shëndetit mendor dhe ato organike fizike të pacientit), atëherë jemi shumë të ndërgjejshëm që ky trajtim Zakonisht personat drejtohen në këtë klinikë të shtyrë nga familja, ose kur kanë shqetësime organike. “Asnjë nuk pranon që ka varësi nga alkooli apo ka probleme. Kur ndjen shqetësim organik, apo kur shikojnë se kanë filluar probleme të rënda në familje, komunitetete, etj, apo kur tentojnë vetëvrasje dhe vrasje, shtyhen të vijnë. Zakonisht nga familjarët, pasi nuk pranojnë që janë të varur nga alkooli”, tha ai.

– Dëmet nga alkooli – 
Doksani identifikon dëmet nga alkooli në fiziko-organike, mentale të shëndetit mendor dhe sociale. “Në çrregullimet mendore janë të parët dëmet neurologjike që janë akute, polineuparopatitë, krizat, ataket e konvulsive epileptike me natyrë alkoolike që çojnë deri në vdekje, të shkaktuara nga konsumi i egër i alkolit. Janë dëmet psikotike, çrregullimet e humoreve, ankthit, çrregulimet bipolare dhe psikozat alkolike, dmth i sëmurë mendor, invalid mendor i shkaktuar nga alkolli”, sqaron ai. 

Alkooli jep dëme të rënda dhe në traktin tretës, si ciroza hepatitke, variçe të ekzofagut, po ashtu në sistemin kardiovaskular, si zmadhim i zemrës, dëme në skeletonin muskulitik,
Por, dëmet nga alkooli janë dhe kosto sociale. Organizata Botërore e Shëndetësisë radhit alkolin në vend të parë për dëmet sociale, në vend të dytë për nga vdekshmëria fiziko-organike dhe në vend të tretë për nga çrregullimet e shëndetit mendor. “Kjo do të thotë që një pacient nëse është i predispozuar për çrregullime mendore, alkooli e stimulon tre herë më shumë, përshpejton efektet degjerative të çrregullimeve neuropatike, të sjelljes. Alkooli është një stimulant agresiv i proceseve neurodegjenerative, pra degjeneron në tërësi sistemin nervor qendror dhe atë periferik”, tha Doksani. (LajmeShqip.com)