Lajme Shqip Tuesday, 15 May 2012 14:30

Ka gjithmonë diçka të re për të zbuluar në Qytetin e Vatikanit. Anthony Zonfrell, një 20-vjeçar, gjatë një vizite në qytetin e shenjtë bëri një zbulim kur pa aktorin Sylvester Stallone në një nga kryeveprat e Rafaelos.

Kuptohet që nuk është me të vërtetë Stallone, por personazhi i pikturës ngjan me të vërtetë me personazhin e interpretuar prej tij, Rockyn dhe Rambon.

Po të shihen kockat e faqes, zgavrat e syve, hunda dhe flokët, personi në pikturën e Papa Gregorit IX-të është identik me Sylvester, që këtë verë do të rikthehet në ekran me “The Expendables 2”.

Megjithatë, nuk është hera e parë që aktorë të ditëve të sotme ngjajnë me personazhe të njohura që i përkasin së kaluarës.

Disa mendojnë se aktori Jack Black dhe Paul Revere, protagonisti i revolucionit amerikan të shekullit të 18-të, janë i njëjti person.

Gjithashtu, një vit më parë dikush zbuloi foton e një ushtari të Luftës Civile, që ngjasonte shumë me aktorin Nicholas Cage.

Në një intervistë për David Letterman, Cage pranoi ngjashmërinë, por theksoi se ai nuk është një udhëtar në kohë që vjen nga shekulli i 19-të.

Ndërsa zëdhënësi i Stallones nuk ka bërë ende asnjë koment.