Bruksel – Petre Stano, zëdhënësi i eurokomisarit për zgjerim Shtefan Fyle, porositi që të ndërpriten protestat në Maqedoni dhe të lihen autoritete e Maqedonisë ta zgjidhin vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.
Në konferencën e sotme në KE, për pytjen cili është komenti i Komisionit lidhur me protestat gjithnjë e më të shpeshta në Maqedoni: Stano u përgjigj “Protestat janë për shkak të hetimit volimunoz që autoritetet e Maqedonisë e zbatojnë pas vrasjes së peshkatarëve të rinj. KE ka pozicion të pastër lidhur me këto protesta e ajo është kërkesa jonë të njëjtat të ndërpriten dhe të lihen personat përgjegjës në Maqedoni të qetë ta përfundojnë procesin e hetimit dhe persona që e kryen këtë vrasje makabër të përgjigjen komfom ligjeve të vendit”, potencoi zëdhënësi i Fyles.
Stano mori pyetjeje shtesë për protestat në Republikën e Bullgarisë rreth shënimit të përvjetorit nga vdekja e Goce Dellçevit. Në pyetjen e gazetarit bullgar nëse Komsioni Evropian e di rastin ku ambasadori bullgar është penguar të vendosë lule në varrin e “heroit nga historia e përbashkët” të Maqedonisë dhe Bullgarisë nga ana e një “turme të zemëruar” zëdhënësi Stano kërkoi nga autoritetet e Maqedonisë ta zgjedhin rastin, ndërsa dy vendet t’i zgjedhin keqkuptimet e tyre rreth historisë. (LajmeShqip.com)
Monday, 14 May 2012 16:15