Pjesa më e madhe e personave duket se kanë problemin e të ngrënit me shpejtësi, thua se është dikush që po i ndjek! Por kjo mënyrë e të ushqyerit nuk është aspak e këshillueshme.
Sipas ekspertëve të ushqimit dhe shëndetit, ngrënia me nxitim mund të çojë në fitim të menjëhershëm të peshës, por ajo që është dhe më e rrezikshmja ata që hanë shpejt janë edhe më të rrezikuarit nga lloji i dytë i diabetit, i quajtur Eeks.
Sipas kërkuesve shkencorë nga Lituania personat që hanë shpejt kanë dy herë më shumë gjasa që të diagnostikohen me llojin e dytë të diabetit sesa personat që hanë me një shpejtësi normale.
Prandaj specialistët këshillojnë që herën tjetër që do të uleni të hani vaktin e radhës duhet të hani normalisht dhe pa u nxituar, në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm. Gjithashtu ata këshillojnë se të pini 2 kafe në ditë pasi ju ndihmon ndjeshëm në uljen e rrezikut të diabetit.
Monday, 14 May 2012 10:00 