Prishtinë – Ministri i Mbrojtjës së Shqipërisë Arben Imami sot i ka dhënë mbështetje të plotë Ministrit të FSK-së Agim Cekut që pas Samitit të Cikagos që FSK-ja të futët në axhenden e NATO-s.
“Jemi shume të lumtur që Komanda e Napolit ka bërë një raport të shkelqyer vlersimi për ngritjen e kapaciteteve. Kjo hap rrugën që FSK-ë të bëhet një force mbrojtëse konvencionale. Shpresojmë që menjeherë pas samitit të Cikagos, kjo të futet në axhendë. Republika e Shqipërisë do të këmbëngul për këtë gje, njëkohësisht i ka marrë të gjitha hapat diplomatik për të shtyer përpara këtë qështje.
Ministri Imami gjithashtu bëri të ditur se nga java e ardhëshme në Ministrinë e Mbrojtjës së Shqipërisë do të këtë një ekip të posacëm të menaxhimit të programit bilateral në mes dy ministrive.
Ministri i FSK-së Agim Ceku tha se Shqipëria është një dër vendet që më së shumti e mbështet FSK-ne. Ai vlersoi pozitivisht rrjedhen dhe dinamikën e bashkëpunimit me Shqipërinë.
Imami gjithashtu ka kërkuar nga ministri Ceku që FSK-ja të jetë e pranishme në paradën e cila do të organizohet me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë. (LajmeShqip.com)
Friday, 11 May 2012 16:40