Oslo- Gjykimi i ekstremistit norvegjez Anders Brejvik sot për një kohë të shkurtër u ndërpre para gjykatës në Oslo, sepse një anëtar i familjes së njërës prej viktimave të masakrës e ka goditur me këpucë, duke brohoritur “Vrasës, shko në ferr”.
Burri i cili e hodhi këpucën në vend të Brejvikut e goditi karrigen në të cilën ishte i ulur avokati i të akuzuarit. Lëvizja e tillë i prit me duartrokitje nga një pjesë e të pranishmëve.
Pas incidentit sulmuesi u largua nga salla gjyqësore, në shoqëri të sigurimit.
Brejviku pranoi se më 22 korrik ka vrarë 77 njerëz para selisë së Qeverisë norvegjeze në Oslo dhe në ishullin Utoja, në Kampin e të rinjve të Partisë laburiste. Ultradjathtisti norvegjez, megjithatë, nuk konsideron se ka përgjegjësi penale për vrasjet, për të cilat edhe ai vetë konsideron se ishin brutale, por edhe “të nevojshëm për ta shpëtuar vendin nga invazioni mysliman”. (LajmeShqip.com)
Friday, 11 May 2012 12:58