Samantha Pecoraro nuk mund t’i shijojë picat dhe çokollatat për të cilat të gjithë adoleshentët e tjerë janë shumë të dhënë. Ajo nuk mund të hajë ushqim tjetër përveçse patateve të thjeshta, të cilat i jepen nëpërmjet një tubi gastrointestinal.
15-vjeçarja është duke ndjekur format më strikte të trajnimit pasi i është ndaluar çdo ushqim tjetër përvec patates. Vogëlushja vuan nga një sëmundje e quajtur eosinophilis i ezofagut, e cial bën që qelizat e bardha të gjakut të sulmojnë ushqimin dhe t’i krijojnë asaj alergji nga çdo gjë. Kjo është një sëmundje kronike të cilës për momentin nuk i është gjetur ende kura.
Samantha e cila shprehet se dëshiron shumë që të jetë një fëmijë normal si gjithë të tjerët, thotë se i mungon shija e djathit, brokolit, sallatat dhe mishi i pulës të cilin e pëlqente shumë. Konsumimi i çdo gjëje tjetër, përveçse patateve, i shkakton asaj të vjella dhe diarre duke i shkaktuar hidratim të trupit.
Megjithë sëmundjes së saj, Samantha nuk e ka privuar veten e saj për të arritur ëndrrën e saj, atë të kuzhinieres perfekte. Ajo është më mira në mësimet e kuzhinës që marrin në shkollë dhe dëshiron të bëhet një profesioniste e vërtetë në të ardhmen. Samantha e quan veten “kuzhinierja e verbër” meqë nuk mundet dot që t’i provojë ushqimet që gatuan.
Sëmundja e saj prek 1 në 1000 njerëz. (LajmeShqip.com)
Friday, 11 May 2012 11:15 