Lajme Shqip Friday, 11 May 2012 11:30

Uashington – Disa vende-anëtare të NATO-s janë skeptike lidhur me zgjerimin e Aleancës, por SHBA-ja mendon konsideron se dyert mbeten të hapura për vendet dekomratike në Evropë, deklaroi ndihmës sekretari shtetëror amerikan për çështjet për Evropën dhe Euroazinë, Filip Gordon gjatë fjalimit të djeshëm drejtuar Senatit.

Si arsye të vetme për atë nëse në samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet më 20 dhe 21 maj në Çikago, nuk do të shqyrtohet çështja për inkuadrimin e cilit do vend, Gordon e theksoi fakin se secili rast duhet të shqyrtohet individualisht.

“Do të jem i sinqertë. Të gjitha anëtaret e NATO-s nuk shohin me entuziazëm ndaj zgjerimit. Ndonjëherë nevojitet kohë për zgjidhjen e problemeve”, deklaroi diplomati amerikan. Gordon theksoi se Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Gjeorgjia bashkëpunojnë ngushtë me NATO-n me qëllim që t’i përmbushin kriteret për anëtarësim në Aleancë.

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen e shqyrtuan programin e samitit të ardhshëm dhe u dakorduan se vëmendja duhet të kahëzohet drejt tri temave kryesore – gjendjes në Afganistan, zhvillimit të aftësive mbrojtëse dhe zgjerimit të partneritetit në suaza të Aleancës. (LajmeShqip.com)