Një skandal i madh ka plasur në mjediset e Hollivudit. Aktori John Travolta është denoncuar nga një masazhator i cili pretendon se aktori e ka ngacmuar seksualisht.
Personi i cili ka denoncuar ka përdorur në fakt një pseudonim, John Doe dhe burime nga gjykata bëjnë me dije se ai ka kërkuar plot 2 milionë dollarë dëmshpërblim nga aktori hollivudian.
Masazhatori në denoncimin e tij mësohet të ketë treguar se është marrë në telefon nga një klient i hotelit në të cilin punonte, dhe ai ka qenë pikërisht aktori Travolta, i cili nuk është mjaftuar vetëm me masazhin por ka dashur të përfitojë edhe seksualisht, ngjarje kjo e cila pretendohet se ka ndodhur më 16 janar të këtij viti.
Çmimi fillestar për masazhin ka qenë 200 dollarë për orë, por në momentin që Travolta ishte zhveshur për seancën e masazhit, masazhatori ka deklaruar se aktori i është afruar dhe është përpjekur që të ketë kontakt fizik me të, gjë të cilën ai nuk e ka pranuar dhe ka reaguar duke u zmbrapsur.
Kjo nuk është hera e parë që aktori Travolta përflitet për prirje homoseksuale. Ky denoncim i fundit është një fakt i cili është përhapur si virus në të gjitha mediat e botës, megjithëse nuk është vërtetuar ende kjo akuzë. Sipas mediave tashmë pritet nisja e proçesit gjyqësor, ndërkohë që aktori nuk ka reaguar ende për këtë denoncim, qoftë edhe me ndonjë koment nga zëdhënësi i tij zyrtar.
Mos vallë me këtë heshtje mesazhi për publikun është mëse i qartë? (LajmeShqip.com)
Tuesday, 08 May 2012 14:00