Lajme Shqip Tuesday, 08 May 2012 12:00

18-vjeçarja Jackie Greene shpreson të marrë kurorën e Miss Anglisë. Ajo ka arritur të hyjë në gjysmëfinalen e konkursit të bukurisë duke u bërë një shembull për grupin transeksual.

E pra Jackie është personi më i ri që i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e seksit në vendin e tij të lindjes. Vetëm 16 vjeç, me pëlqimin e prindërve mori vendimin për të thyer një adoleshencë traumatike.

Që prej asaj kohe Jackie ka veshur veshje të femrave dhe ka luajtur me kukulla. Prindërit rrëfyen se Jackie kishte kapërcyer katër tentativa vetëvrasëse dhe pastaj prindërit e tij kanë siguruar plot 35 mijë eurot që duheshin për trajtimin.

Siç raporton ‘Daily Mail’ ëndrra e saj ka qenë gjithmonë të marrë kurorën e Miss Anglisë dhe për këtë është afër përmbushjes së saj. Në fakt, bukuria e saj dhe eleganca kanë magjepsur jurinë e konkursit. Mamaja e Jackie ka thënë se ka shumë paragjykime por që përpiqet që njerëzit ta kuptojnë. Fituesja e Miss Anglisë do të shpallet këtë muaj dhe mbetet për t’u parë nëse Jackie do të triumfojë, apo jo.